27.6 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025

The Sun: Tirana, vendi më i lirë për t’i kaluar pushimet

Gazeta britanike, “The Sun”, ka shkruar një artikull për vendet më të lira për pushime në Evropë, ku Tirana renditet e para në listë.

“Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, kryesoi listën e qyteteve më të lira këtë vit, ku mesatarja e pushimit të fundjavës kushton vetëm një të tretën e pushimit në qytetet me çmimet më të larta, si Reykjavik në Islandë dhe Oslo në Norvegji”.

“Në Tiranë, akomodimi i dy netëve në një hotel, një vakt në mbrëmje me verë dhe ndonjë gjë interesante, ndër artikujt dhe aktivitetet e tjera tipike të pushimeve të qytetit, do të kthejë një udhëtar mesatar vetëm 155 euro”.

“Dhe nëse doni të shkoni, tani është koha për të rezervuar”, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“I njëjti vakt me tre pjata këtu kushton mesatarisht 45 euro, që është dukshëm më pak se Stokholmi, ku do të shpenzonit 161 euro”.

Katowice në Poloninë jugore dhe kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, u renditën si të dytët dhe të tretët më të përballueshëm.

I vetmi qytet i Evropës Perëndimore që arriti në dhjetëshen e parë këtë vit ishte kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me një rënie prej 7.9 përqind të çmimeve, duke e shtyrë atë nga vendi i dhjetë vitin e kaluar në të katërtin.

Vende të tjera të lira përfshijnë Rigën në Letoni, Varshavë dhe Krakov në Poloni, Zagreb në Kroaci, Budapest në Hungari dhe Bratislavë në Sllovaki.

Të gjitha këto kushtojnë nën 263 euro për një udhëtim dy netësh.

Më Shumë

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit

Albulena Haxhiu është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit e cila u propozua nga Vetëvendosje, ndërkohë nga PDK e LDK, janë propozuar dhe zgjedhur Vlora Çitaku,...

Ky është personi që dyshohet se u vetëvar në vilën e tij në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person përreth të 50-ave është gjetur pa shenja jete në një vile pushimore në Kabash...

Lajmet e Fundit