34 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton janë regjistruar 34 raste të reja pozitive me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 18 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.820.637 doza të vaksinës.

– Deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

– Deri më sot janë dhënë 99.559 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

– Nga 991 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

– Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469.

– Në total numri i rasteve aktive është 666.

Më Shumë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit