35 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 325 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 256 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 242 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 11 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i SHSKUK’së:

15 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

325 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

256 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
242 me oksigjeno-terapi
11 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 132 pacientë të shtrirë, 92 prej tyre Covid-19 pozitivë, 109 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 86 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
– Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 193 pacientë, 164 prej tyre Covid-19 pozitivë, 133 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 35 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
– Spitali i Pejës, 33 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 18 pacientë

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit