Kirurgu dënohet me 14 vite burg, abuzoi seksualisht me 28 pacientë

Katërmbëdhjetë vjet burg, dy më shumë se sa ishte kërkuar nga prokurori, është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Parmës Gianfranco De Lorenzis, kirurg, për abuzim seksual me 28 pacientë.

Mjeku është ndaluar të ushtrojë profesionin e tij, ndërsa është detyruar të paguajë edhe një gjobë prej 300 mijë eurosh.

Sipas Gjykatës së Parmës, 28 pacientë të De Lorenzis, nga viti 2007 deri në vitin 2016, janë abuzuar seksualisht, shkruan a2cnn.

 

 

Mjeku ka mohuar gjithmonë këto akuza, por kamerat e fshehta të bëra nga një emision investigativ e kanë vendosur atë me “shpatulla pas murit”. Në një video të publikuar, kirurgu duket teksa josh një paciente.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit