Prizren: Arrestohet personi që sulmoi me veturë zyrtarët policorë

Një person është arrestuar sot në Shkozë të Prizrenit, pasi me veturën e tij kishte sulmuar policët derisa këta të fundit ishin në detyrë zyrtare.

Rasti ka ndodhur në orën 10:00, kur njësia e NJRSH-së Prizren po asistonte Njësinë nga Hetimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në bastisje te një shtëpie dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngasësi i dyshuar, me veturë vrullshëm është sulur në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët ishin duke siguruar perimetrin te hyrja e shtëpisë e cila po bastisej.

Operatorët policorë e kanë e detyruar të dyshuarin që të ndalonte. I njëjti është arrestuar dhe është vënë nën kontroll të policisë.

Në shtëpinë, e cila po bastisej, raportohet se është hasur një shtetas sirian, i cili dyshohet se është kontrabandues i emigrantëve.

Njësitet përkatëse të policisë janë dërguar në vendngjarje dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Pasi është filluar rast për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, i dyshimti është liruar me procedurë të rregullt.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit