8.4 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

32-vjeçari në Prizren keqtrajton seksualisht dhe fizikisht një vajzë për orë të tëra në veturë

Një rast i trishtë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dardania të Prizrenit, ku një vajzë e moshës 25-vjeçare po dyshohet se u keqtrajtua seksualisht për orë të tëra, raporton Gazeta Sinjali. Viktima, e cila erdhi nga Zvicra për pushime, dyshohet se u dhunua dhe u sulmua në një veturë, nga i dyshuari Gj.K., 32-vjeçar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, kur edhe Policia mori informacionet se një vajzë po sulmohet fizikisht në një automjet në këtë lagje. Njësitet policore janë vënë menjëherë në veprim dhe kanë kapur në flagrancë të dyshuarin.

Sipas informatave të para, zyrtarët policorë e gjetën atë duke e rrahur viktimën, me të cilën dyshohet se edhe ka abuzuar seksualisht për rreth 3 orë.

I dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me rastin, ndërkohë që automjeti i tij është sekuestruar, si provë në lidhje me rastin.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, në dyshimet për veprën penale “dhunim”, ndërsa vajza është dërguar në spital për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Më Shumë

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit