Hajnat vjedhin rreth 28 mijë euro para dhe ari në shtëpitë e tre vëllezërve në Krushë të Vogël

Shtëpitë e tre vëllezërve  kanë qenë cak i hajnave në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit.

Ata  brenda pak minutave kanë vjedhur një shumë të majme parash e stoli ari. 

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se tre vëllezërit kanë denoncuar në Polici se hajnat kanë vjedhur nga shtëpitë e tyre rreth 28 mijë euro, gjatë kohës kur askush ata s’kanë qenë aty dhe shtëpitë kanë mbetur pa përkujdesje.

Sipas deklaratave të tyre, të dhëna para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rasteve, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë, ku kanë demoluar shtëpitë dhe më pas kanë vjedhur pothuajse nga secili shuma të mëdha parash.

 

 

Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit janë iniciuar rastet si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit