A ka pajtueshmëri për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës?

Greva e nisur më 25 gusht në arsim, u përcoll me mospajtime e reagime të shumta.

Në njërën anë SBAShK-u ngulte këmbë që ta vazhdonte grevën deri në momentin kur mësimdhënësit t’i merrnin edhe nga 100 euro shtesë çdo muaj, e në anën tjetër qeveria bënte presion që greva të ndalej dhe të vazhdohej mbajtja e mësimit, njofton Klankosova.tv.

Ato, tek pas më shumë se një muaji, u pajtuan që mësimi të niste më 3 tetor, me SBAShK-un që njoftoi se greva do të vazhdojë në janar, nëse nuk i plotësohen kërkesat.

Pas këtij dakordimi, lindi një tjetër mospajtim në mes të MAShTI-t dhe SBAShK-ut, ai i kompensimit të orëve në ditët e shtuna.

Sipas vendimit të kësaj ministrie, tetë ditë mësimore që nuk u mbajtën për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën do të zëvendësohen gjatë të shtunave. Ndërkaq, gjysmëvjetori i parë për nivelin parauniversitar të përfundojë më 27 janar dhe pushimi dimëror do të nisë më 30 janar dhe të zgjasë deri më 3 shkurt të vitit 2023.

Gjysmëvjetori i dytë për vitin shkollor 2022-2023 të nisë më 6 shkurt dhe pesë ditët e mbetura mësimore do të mbahen gjatë pushtimit pranveror në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Viti shkollor të përfundojë në data të ndryshme për nivelin e arsimit parauniversitar. Maturantët ta përfundojnë vitin shkollor më 5 qershor, klasat e nënta, e dhjeta dhe të njëmbëdhjeta më 27 qershor dhe parafillorët më 30 qershor të vitit 2023.

Ky vendim e shqetësoi edhe Këshillin e Prindërve, i cili thotë se prindërit janë kundër kompensimit të orëve të humbura si pasojë e grevës. Sipas këtij këshilli, as prindërit e as fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për orët e humbura, prandaj as nuk kanë përse të mbajnë barrë shtesë e të privohen nga jeta jashtëshkollore për t’i kompensuar ato.

Ndërkaq sot SBAShK-u do të mbajë një konferencë për medie, për të treguar se cili do të jetë qëndrimi i tyre në lidhje me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit