11.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Askush s`do ta bartë numrin e Peles te Santos

Venezuelasi Yeferson Soteldo, i cili për momentin po mbanë numrin 10-të te Santos, duhet të gjejë një numër tjetër për ndeshjet e ardhshme. 

Kjo pasi klubi brazilian Santos do të marrë në konsideratë një propozim për të tërhequr përgjithmonë numrin 10-të që Pele veshi gjatë karrierës së tij me klubin.

Presidenti i klubit, Andres Rueda, ka thënë se asnjë lojtar i Santos nuk do të veshë fanellën me numrin 10-të në vitin 2023.

“Ne do t’i propozojmë Bordit tërheqjen përfundimtare të fanellës me numrin 10-të. Kjo kërkon një procedurë burokratike, një mbledhje dhe miratim të Bordit Drejtues të Santos”, është shprehur ai. “Unë kam qenë gjithmonë pro dhe mendoj se është një nderim i madh për Pele, por në të kaluarën kjo ka qenë një çështje që ka ndarë anëtarët. Disa prej tyre mendojnë se nderimi më i mirë për Pele është që të gjithë lojtarët të zbresin në fushë me fanella me numrin 10-të”.

Pele,  i cili vdiq të enjten në moshën tetëdhjetë e dy vjeçare, vlerësohet si lojtari më i mirë i Santos i të gjitha kohërave. Pele ka luajtur për Santos nga viti 1956 deri në vitin 1974.

Më Shumë

Brenda 48 orëve, në 16 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi, 11 veç në Prizren

Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar shifrat e radhës nga aksioni i madh i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që nisi pas...

Aksioni i pastrimit ka vazhduar në Shkozë me fokus ndërgjegjësimin qytetar

Aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër” ka vazhduar edhe sot në Komunën e Malishevës, me synimin jo vetëm për largimin e...

Lajmet e Fundit