Kuvendi voton KUNDËR tërheqjes së parave nga Trusti Pensional

Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër për tërheqjen nga qytetarët të 30 për qind të parave nga Trusti Pensional.

 

Në sallë ishin të pranishëm 101 deputetë, prej të cilëve 97 kanë votuar. Nga ta, 42 kanë votuar pro, 55 kanë votuar kundër kurse abstenim nuk pati.

Me këtë rast, qytetarët e Kosovës nuk mund të tërheqin nga 30 % të parave nga kursimet pensionale.

Nëse do të votohej për, kjo ishte hera e dytë që qytetarët do të mund të bënin tërheqjen e një përqindjeje të parave nga kursimet e tyre në Trustin Pensional.

Tërheqja e parë është bërë në kohën e pandemisë.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit