10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Ballkani mposht Llapin dhe e fiton trofeun e Superkupës

Ballkani e ka dërguar në Suharekë edhe trofeun e dytë brenda një periudhe të shkurtër. Këtë herë atë të Superkupës së Kosovës. 

 

Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Titanic Belek Futbol Center”, në Turqi, suharekasit kanë mposhtur skuadrën e Llapit. Kampioni aktual ka  fituar me rezultat minimal 1-0, por të mjaftueshëm sa për të marrë edhe një kupë.

Ballkani ka dominuar po pa mundur të bëjë shumë në aspektin e golave.

Golin e vetëm ka realizuar shënuar futbollisti Lumbardh Dellova në minutën e 62-të.

Për gjashtëdhjetë minuta llapjanët kanë luajtur me një lojtar më pak pasi Bekim Maliqi u ndëshkua me karton të kuq.

Ballkani ishte pjesë edhe e edicionit të Conference League, ku ani se nuk arriti të kalojë në gjashtëmbëdhjetë ekipet më të mira, prapë se prapë bëri paraqitje të suksesshme, duke nxjerrë fitore e barazime ndaj skuadrave si Sivasspor, Slavia Prague e Cluj.

Më Shumë

Subvencionet e papranuara për energji për dhjetor e janar merren nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se, duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët që nuk kanë përfituar subvencionet...

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

Lajmet e Fundit