4.9 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Vrasje masive në Mississippi, burri vret ish-gruan dhe pesë të tjerë

Një mashkull i armatosur me tre armë ka vrarë ish-gruan e tij dhe pesë të tjerë gjatë një përleshje në një qytet rural në Mississippi në SHBA, njofton policia.

 

Viktimat u vranë në disa lokacione, në një dyqan, dy shtëpi në Arkabutla, një komunitet me më pak se 300 banorë.

Policia ka arrestuar dhe ngarkuar 52-vjeçarin me vrasje të shkallës së parë.

Megjithatë, motivi i vrasjeve nuk është bërë i ditur.

Hetuesit thonë se sulmuesi se ai nisi nga shtëpia e ish-gruas, të cilën e vrau, pastaj u kthye në rezidencën e tij dhe vrau njerkun dhe një grua tjetër, raporton Neë York Times, përcjell Klankosova.tv.

Pastaj, ai vrau dy të tjerë, në një veturë dhe tjetrin në rrugë, jo larg shtëpisë së tij. Dy viktimat e fundit ishin punëtorë të ndërtimit aty afër, sipas sherifit Lance.

 

 

Më Shumë

Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka  njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet M.I., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si...

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

Lajmet e Fundit