8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Lufta në Ukrainë ndikoi në përshpejtimin e dialogut Kosovë-Serbi

Lufta në Ukrainë ka pasur ndikim në të gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën, për shkak të rëndësisë që ka në prodhimin total botëror të disa produkteve esenciale. Kjo ka bërë që nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, të preket edhe ekonomia e Kosovës.

Edhe një vit pas luftës në Ukrainë, ekonomia globale, evropiane dhe ajo e Kosovës, ende mbesin në një recension të lartë të çmimeve të produkteve, mungesë të produkteve, inflacion dhe devalvim të euros.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, njëherësh përfaqësuesi i bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se askush nuk ka menduar se gjithë kjo luftë do të bëjë këtë turbulencë në tregjet evropiane dhe globale, e cila ka prekur edhe Kosovën.

“Edhe në këtë gjashtëmujor të këtij viti, do të ndihet edhe më tutje kriza ekonomike, por me tendencë të ndalimit të saj, përderisa gjashtëmujori i dytë i këtij viti, shpresojmë që të jetë tjetër për ekonominë e gjithëmbarshme, duke u ulur inflacioni, duke u ulur edhe çmimet dhe duke u rimëkëmbur ekonomia, gjithmonë flasim nëse lufta nuk merr ndonjë përmasë më të madhe, por shkon në intensitetin e ndalimit të saj”, tha Shahini.

Kosova është një shtet i varur nga importi, dhe inflacioni i lartë, tregon më se miri se sa ka ndikuar lufta Rusi-Ukrainë në Kosovë, vlerëson për Radio Kosova njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu.

“Jemi në një kohë të inflacionit shumë të lartë, dhe kjo është e një rebalanci të tillë, por shumë vende këtë luftë e kanë shfrytëzuar si mundësi në rend të parë për të avancuar prodhimin, për të bartur prodhimin nga Rusia dhe Ukraina në vendet evropiane, e për fat të keq në mungesë të stabilitetit politik, këtë mundësi nuk e ka shfrytëzuar Kosova, por është evidente që pasojat e luftës kanë qenë të mëdha, qoftë në aspektin ekonomi, politik e social”, tha Gërxhaliu për Radio Kosova.

Analistët vlerësojnë se 90 për qind e produkteve janë të importuara nga vendet e tjera, ndërkohë që çmimet e larta do të vazhdojnë edhe më tutje të mbesin në tregjet vendore dhe ato ndërkombëtare.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit