9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

A mundet Putin të dalë në gjyq për konfliktin në Ukrainë

“Pothuajse një vit më vonë, pyetja nuk është më nëse do të ketë një gjykatë speciale për krimin e agresionit të Putinit. Pyetja e vetme është se si do të jetë”.

Më 28 shkurt 2022, Philippe Sands, profesor i së drejtës ndërkombëtare në University College London, shkroi në britaniken “Financial Times” për të promovuar idenë se hetimet për krimet e luftës Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të shoqërohet nga një organ ad hoc (në rast nevoje) për të gjykuar aktet e agresionit.

Kjo, e përcaktuar nga Karta e OKB-së si “pushtim ose sulm nga forcat e armatosura të një shteti në territorin e një shteti tjetër, ose pushtim ushtarak”.

Dhe gjithashtu më i thjeshti për t’u atribuar atyre që vendosin luftërat, në këtë rast Putin-it, i cili në vend të kësaj do të ishte më i vështirë të gjykohej për krime lufte, sepse në atë rast do të ishte e nevojshme të vërtetohej se ushtari i vetëm ose njësia që ka kryer mizoritë – mendoni Bucha’n – të ketë marrë urdhrin direkt nga Kremlin-i.

Në prill, kur botimi italian “Corriere della Sera” e intervistoi, Sands tregoi hapat e parë të një fushate që ai nuk e imagjinonte se do të shkonte aq larg.

Të parët që e kontaktuan ishin ish-kryeministri britanik Gordon Brown dhe ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

“Me Brown”, tregon sot Sands, “ne formuam një mini koalicion, nga shtetet baltike në Poloni. Por ne kishim nevojë që një vend më i madh të ekspozohej. E bëri Franca. Pastaj Gjermania, pastaj Mbretëria e Bashkuar, tani edhe Shtetet e Bashkuara”.

Në fillim të shkurtit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Zelensky-in, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi krijimin e një qendre ndërkombëtare në Hagë për hetimin e krimit të agresionit në Ukrainë, e cila do të mbledhë prova për një gjyq të mundshëm në të ardhmen.

Holanda ka thënë se është gati të presë gjykatën e re.

Përsa i përket Italisë, ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha së fundi se Roma “nuk është kundër propozimit për një gjykatë ad hoc, por gjithësesi Haga ekziston. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), e përfshirë menjëherë në hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë, megjithatë nuk mund të ndjekë penalisht aktin e agresionit, përveç rastit kur asaj i referohet Këshilli i Sigurimit, por që është i bllokuar nga vetoja ruse.

Dhe amendamenti i Kampala-s, i cili në vitin 2010 shtoi krimin e agresionit në Traktatin e Romës për krijimin e Gjykatës, është ratifikuar vetëm nga 44 në 123 vende që ka Statuti.

Pavarësisht kësaj, Karim Khan, prokurori aktual i Gjykatës, ka qenë i ashpër në krijimin e një tribunali ad hoc, duke argumentuar se kjo do të delegjitimonte GJPN-në (ICC) dhe do të hiqte nga burimet e saj.

Frika është edhe ajo e një gjykate që është shumë “eurocentrike”, me Shtetet e Bashkuara që e mbështesin atë, ndërkohë që ata vetë nuk e kanë ratifikuar kurrë Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“E kam edhe unë këtë shqetësim”, pranon Sands, “por nevojitet edhe realizmi, ndërgjegjësimi që nuk kemi mbështetje nga ‘jugu global’, nga Afrika, nga Azia, nga Amerika e Jugut. Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Asgjë? Unë jam gjithmonë i mendimit se më e mira është armiku i të mirës, por nuk është se nuk e shoh elefantin në dhomë”.

Ai elefant quhet Irak, pushtimi i të cilit nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, pa miratimin e OKB-së, po i afrohet 20 vjetorit të tij.

“Lufta në Irak ishte qartësisht e paligjshme. Dhe e kuptoj që irriton miqtë e mi në Afrikë dhe Amerikën e Jugut me standardin e dyfishtë të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara që pretendojnë se luftërat e tjera janë të paligjshme. Por, kjo është situata para nesh”.

Marrë nga Corriere della Sera për Albanian Post, autore Marilisa Palumbo /Albanianpost.com

 

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Lajmet e Fundit