17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Enrique dhe Zidane në garë për stolin e Chelsea-t

Sipas raportimeve në Spanjë, Luis Enrique dhe Zinedine Zidane janë favoritët për të marrë drejtimin e Chelsea-t nëse Graham Potter shkarkohet nga posti i trajnerit.

Potter është nën presion serioz në “Stamford Bridge” mes një ecurie katastrofale. Blutë kanë fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit dhe kanë shënuar po aq gola në gjashtë më të fundit. Kjo pavarësisht se ata shpenzuan afër 300 milionë paund për nënshkrime të reja në janar.

Ndërsa Potter ka marrë mbështetje të pakushtëzuar nga pronari Todd Boehly deri më tani, besohet se dy ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Leeds dhe Borussia Dortmund mund të jenë vendimtare për ish-trajnerin e Brighton, i cili ka fituar vetëm nëntë nga 26 ndeshjet e tij në krye.

Humbja në shtëpi ndaj Leeds-it këtë fundjavë dhe një eliminimi nga Champions League kundër Dortmund-it të martën e ardhshme mund ta detyrojnë Boehly-n për një ndryshim tjetër vetëm pesë muaj pas ndarjes me Thomas Tuchel.

Nëse Potter bie viktimë e “sëpatës” në perëndim të Londrës, “Sport” raporton se Enrique dhe Zidane do të jenë në garë për ta zëvendësuar atë. Enrique ka qenë pa punë që kur la postin e tij si trajner i Spanjës në prag të 16-të të fundit të Kupës së Botës 2022 pas eliminimit nga Maroku.

52-vjeçari më parë ka gëzuar sukses të madh në nivel klubi me Barcelona-n, duke i udhëhequr ata drejt dy titujve spanjollë, Champions League dhe tre Copa del Rey. Sa për Zidane, ai është ende duke pritur për lëvizjen e tij të radhës pas largimit nga Real Madrid për herë të dytë në maj 2021.

Gjatë dy periudhave të tij në krye të “Los Blancos”, ish-ylli legjendar i Francës fitoi tre kurora të Champions League dhe dy tituj të La Liga-s.

Si Zidane ashtu edhe Enrique janë lidhur me vendin vakant të Brazilit kohët e fundit. Megjithatë thuhet se spanjolli është duke pritur të udhëheq në nivel klubesh. Kjo e lë të lirë ish-trajnerin e Barçës të presë ndërsa Potter vazhdon të luftojë për të ardhmen e tij si trajner i Chelsea-t.

Zidane besohet të mbetet në listën e ngushtë të Brazilit, megjithëse pritet gjerësisht që menaxheri aktual i Real Madrid, Carlo Ancelotti, të jetë kandidati kryesor për të marrë frenat e “Selecaos”.

Pavarësisht se Enrique dhe Zidane qarkullojnë, Potter mbetet i bindur se ai ka atë që duhet për ta nxjerrë Chelsea-n nga rënia e lirë e tyre.

“Rezultatet nuk janë mjaft të mira për këtë klub, ne nuk jemi të kënaqur me to. Ne duam të përpiqemi dhe t’i përmirësojmë. Mendova se lojtarët dhanë gjithçka sot, nuk kam asnjë problem me ta”, tha ai pas humbjes 2-0 kundër Tottenham-it të dielën.

“Nëse rezultatet nuk janë mjaftueshëm të mira, nuk mund t’i përgjigjeni mbështetjes përgjithmonë. Lojtarët po japin gjithçka, po dëmtohen. Është një kohë e vështirë për ne”, vijoi anglezi./Albanianpost.com

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit