Trepça ’89 ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme pasi sot mundi Drenicën në udhëtim me rezultat 1-2.

Lushtaku (35’, autogol) dhe Nimani (60’), u përkujdesën për fitoren e ‘Minatorëve’ të cilët tani kanë 26 pikë dhe ngjitën në shtatë. Golin e vetëm për kuqezinjtë e Skenderajt e realizoi Da Silva (5’), skuadër kjo që renditet në vendin e tetë me 23 pikë.

Tri pikë tejet të rëndësishme i ka marrë edhe Dukagjini që në udhëtim mundi Malishevën, me rezultat 1-2, falë një goli të Bihorca (48’) dhe një goli të Santos (66’), kurse, golin e vetëm për skuadrën e Bylbyl Sokolit e realizoi Khumotov (44’). Pas kësaj fitore, Dukagjini ka 29 pikë në vendin e gjashtë, derisa Malisheva ka një pikë më pak.

Me rezultat identik, fitore ka shënuar edhe Ferizaj që para tifozëve të tyre mundi Llapin.

Ferizajasit fituan me përmbysje ndal llapjanëve. Ishte Progni (11’) që zhbllokojë lojën duke kaluar në epërsi skuadrën e Tahir Batatinës, mirëpo, skuadra e Ferizajt nuk u dorëzua duke shënuar dy gola më anë të Sadriut (45’, 59’).

Pas kësaj fitore, Ferizaj i ik fundit të tabelës pasi tani ka 24 pikë, një më shumë së Drenica. Rtklive