Kurti: Pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se sot në Ohër është arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi ankesin e marrëveshjes mbi propozimin evropian.

 

Megjithatë i pari i qeverisë së Kosovës ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq edhe kësaj radhe, sikurse në takimin e 27 shkurtit në Bruksel nuk ka pranuar të hedhë nënshkrimin mbi dokument.

“ I takon BE-së ta gjejë mekanizmit ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ta bëjë ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kryeministri Kurti në konferencën me gazetarë, pas takimit në Ohër.

Tutje, kryeministri Kurti sqaroi se sa i përket aneksit të zbatimit marrëveshjes do të publikohet në ueb faqen e BE-së.

“Angazhohem për të gjithë dhe u shërbej të gjithëve. Ekziston një paragraf për vetmenaxhimin për pakicën serbe në Kosovë e ne udhëhiqemi prej standardeve më të larta që të mos ketë asnjë diskriminim në vend”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.

E sa  përket për të kaluarën, kryeministri Kurti theksoi se të gjithë ata që kanë pësuar dëme, qoftë fizike psikike e materiale nuk mund t’i anashkalojmë në shoqërinë tonë e t’i lëmë në mëshirë të fatit.

Edhe sot edhe më 27 shkurt kam qenë i gatshëm të nënshkruaj, ndërsa pala serbe i është  shmangur nënshkrimit të marrëveshjes.

“Si lider nuk i iki përgjegjësisë”, theksoi kryeministri Kurti.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit