13 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Një muaj paraburgim të akuzuarit për dhunimin e një të miture

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një të dyshuari për dhunimin e një vajze të mitur në Suharekë.

Xh.B. dyshohet se në nëntor/dhjetor të vitit të kaluar ka kryer marrëdhënie me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.

Ai u arrestua këtë javë ndërsa ndaj tij është caktuar paraburgimi tash deri më 20 prill.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku potencial që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasi që i dëmtuari është nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare, dhe i pandehuri dyshohet se duke e kanosur kryer veprën penale të dhunimit, nga këto rrethana dhe pesha e veprës penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet nga Gjykata.

Më Shumë

Fatmir Limaj takon ekipin e NISMA-s në Prizren: Fokus në idetë e reja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, këtë fundjavë, zhvilloi një takim miqësor me ekipin e partisë në Prizren. Takimi u mbajt në një ambient të...

Arpagjik’t të ndaluar për grafitin “UÇK” në Mal të Zi, Bashkimi kërkon lirimin e tyre

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka reaguar pas ndalimit të tifozëve të tij, Arpagjik’t, në Mal të Zi, raporton PrizrenPress. Sipas klubit, ata janë ndaluar...

Lajmet e Fundit