7.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Zjarrvënia në Kishën Ortodokse Serbe në Prizren, Hovenier: Autorët të nxirren para drejtësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar sot kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Rashkës dhe Prizrenit, 

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hovenier ka thënë se me peshkopin Teodosije ka diskutuar tema të rëndësishmë, përfshirë lirinë fetare.

“I nderuar të takohem me peshkopin Teodosije për të shënuar Pashkët Ortodokse dhe për të diskutuar tema të rëndësishme, duke përfshirë lirinë fetare. Kushtetuta e Kosovës parasheh të drejtat fetare për të gjithë kosovarët, të cilët duhet të jenë të lirë të adhurojnë pa pengesa apo diskriminim”, shkroi Hovenier.

Po ashtu, ka dënuar incidentin e zjarrvënies në Kishën Ortodokse Serbe në Prizren gjatë festive të pashkëve ortodokse, teksa u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë plotësisht krimin dhe autorët t’i nxjerrin para drejtësisë.

 

 

“Shfrytëzova gjithashtu rastin të dënoj incidentin shqetësues të zjarrvënies në shënjestër të Kishës Ortodokse Serbe të Shën Panteleimonit në Prizren gjatë festave të Pashkëve Ortodokse. I bëj thirrje autoriteteve të hetojnë plotësisht krimin dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, tha më tej ambasadori amerikan në Kosovë.

Më Shumë

Prizren, hapet ekspozita “Kujtesa në fotografi” që dokumenton xhamitë e shkatërruara gjatë viteve ’90

Sot në Prizren u hap ekspozita “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet imazhe të xhamive të shkatërruara gjatë viteve ’90 në Bosnjë e Hercegovinë...

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Lajmet e Fundit