Arrestohen në Prizren se posedonin mbi 10 kg marihuanë në vlerë mbi 36 mijë euro

Policia i ka arrestuar dy të dyshuar se posedonin 10 kilogramë e 414 gramë marihuanë në vlerë prej 36 mijë e 500 euro.

Arrestimi i tyre ka ndodhur të shtunën në mëngjes në dy lokacione në Prizren.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa rasti ndaj tyre është iniciuar si “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Marihuana ishte destinuar për tregun ndërkombëtar.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe prova tjera që lidhen me rasti. Po ashtu janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970)”, ka njoftuar Policia./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit