1.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Droni godet një ndërtesë në qendër të Moskës

Zyrtarët rusë e kanë akuzuar Ukrainën për sulm me dron në ndërtesat në Moskë, duke shkaktuar shpërthim që është dëgjuar në zonën biznesore të kryeqytetit rus.

Kryetari i qytetit, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore e ka rrëzuar dronin, por mbetjet e tij kanë rënë në Qendrën Expo të qytetit.

Qendra Expo është hapësirë e madhe që përdoret për konferenca dhe konventa, dhe është më pak se 5 kilometra larg Kremlinit.

Ky është vetëm një prej sulmeve që janë regjistruar javëve të fundit në Moskë.

Në pamje të paverifikuara në rrjetet sociale është parë tym i hirtë duke u ngritur në qiell.

Ukraina nuk e ka komentuar akuzën ruse, mirëpo zyrtarët në Kiev nuk e pranojnë kurrë nisjen e sulmeve me shënjestër kryeqytetin rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se pas aktivizimit të sistemeve ajrore për mbrojtje, droni e ka “ndryshuar drejtimin”, duke rënë në ndërtesë jo të banueshme në zonën ku gjenden disa ndërtesa qeveritare.

Sipas saj, nuk ka raportime për viktima.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se aeroporti Vnukovo në Moskë është mbyllur përkohësisht, pas aksidentit dhe më vonë është hapur prapë

Më Shumë

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë të ditur...

Totaj i befasuar: S’e kam pritur këtë rezultat, VV ka pasur qeverisje jo të mirë

Lëvizja Vetëvendosje ka festuar mbrëmë rezultatin zgjedhor të arritur në Komunën e Prizrenit. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga...

Lajmet e Fundit