15 C
Prizren
E shtunë, 6 Shtator, 2025

38 vjet nga rënia e Tahir dhe Nebih Mehës

Sot mbushen 38 vjet nga rënia e Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, gjatë përleshjes së armatosur me forcat ushtarake-policore jugosllave.

Familja Meha ishte e njohur për aktivitete politike kundër sistemit të regjimit, dukuri jo e rrallë në Prekaz të Drenicës.

Familja e tyre ishte e njohur për kullën e Mehajve, e të atit Nebihut.Tahir Meha në këtë përleshje sipas mediave jugosllave vrau 9 dhe plagosi 2 policë serbë. Për aktivitetet e tij kundër pushtuesit shpesh nga adhuruesit e rrugës së tij thirret me titullin popullor “Burri i dheut”.Sipas shkrimeve të mëhershme, Tahiri me babanë e tij kanë luftuar për 20 orë.

Për nder të dëshmorëve Meha, dhe 20-vjetorit të rënies së Malush Ahmetit dhe 32 dëshmorëve, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se mbahet akademi përkujtimore në Qendrën e Kulturës dhe Artit “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

Më Shumë

Viti i ri shkollor në Prizren, sfidë pajisja me material shkollor

Komuna e Prizrenit është duke i bërë përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor. Ashtu sikur vitin e kaluar, sfidë ngelet...

Adifete Shiti: Poezia për mua është zemra që flet në heshtje

Në një botë ku fjala shpesh humbet mes zhurmës, Adifete Shiti e ka zgjedhur poezinë si udhërrëfyes të shpirtit dhe si mjet për të...

Lajmet e Fundit