19.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Nata e parë e “Prizren Rock and Blues Festival” hapet me muzikë blues dhe mbyllet me “Power Metal”

Nata e parë në edicionin e dytë të “Prizren Rock and Blues Festival” ka filluar me muzikë blues, ka vazhduar me rock dhe është përmbyllur me power metal. Muzikantët nga vendet e ndryshme kanë performuar në skenën e vendosur në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren duke i dhuruar të pranishmëve një mbrëmje me muzikë cilësore.

Të parët në skenë janë paraqitur Henry O’Band që kanë sjellë një aventurë ritmike për në botën e bluesit. “Kemi ardhur nga Finlanda dhe shpresojmë që sonte të argëtohemi bashkë”, ka thënë Henry Ojutkangas duke iu drejtuar publikut të pranishëm, raporton Telegrafi.

Pas tyre Maya Band i përbërë nga muzikantët me përvojë ka ekzekutuar këngët që kanë qenë një përzierje e rockut klasik me atë neo-progresiv, me orkestrim të pastër dhe melodi emocionale.

Ndërsa drejtori artistik i festivalit, Menan Kiseri në këtë edicion ka performuar me Prizren International Band, një grup i përbërë nga muzikantë ndërkombëtarë dhe ata vendor. “Faleminderit që keni pritur deri më tani për Prizren International Band me maestro Menan Kiserin. Mirënjohje edhe për organizatorët që e kanë realizuar këtë festival. Një duartrokitje e madhe edhe prej neve për juve”, ka thënë këngëtari i këtij grupi, Besmir Shishko.

Nata është përmbyllur me grupin Metal de Facto që kanë ekzekutuar power metal për të argëtuar audiencën që ka treguar durimin më të madh për të qëndruar në ITP deri pas mesnate, raporton Telegrafi.

Në programin e natës së dytë parashihet që të paraqiten Dirty Loops, Vlatko Stefanovski, Grupi 403 dhe Sokol Keci.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Nesër fillon Beerfest Kosova – 12 deri me 15 korrik

Ketë të premte (nesër) me datë 12 korrik fillon Beerfest Kosova dhe do të zgjas deri me 15 korrik. Gjatë 4 netëve sa zgjatë...

Malisheva e mposht Buduçnostin

Malisheva ka nisur me fitore fushatën kualifikuese në Conference League, duke mposhtur Buduçnostin me rezultat minimal 1-0 të mërkurën në stadiumin "Zahir Pajaziti" në...

Lajmet e Fundit