3.9 C
Prizren
E hënë, 7 Prill, 2025

Presidentja thotë se ende nuk ka datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot nuk u caktua një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme nacionale.

Në një konferencë për media, ajo pas përfundimit të takimit me liderët e partive politike ka thënë se ka mbetur të bëhet edhe një analizë e datave që janë folur në këtë takim dhe se do të dalë me një datë që do ta bëjë publike në vijim, transmeton klankosova.tv.

“Janë katër data për zgjedhje që janë propozuar e para është 26 janari, e dyta është 2 shkurti, e para është 9 shkurti dhe 16 shkurti, meqenëse ligji ynë parasheh që vetëm të dielave mund të organizohen zgjedhjet.  Prandaj, diskutimi ynë ishte vetëm në kontekst të këtyre katër datave. Nuk kishte ndonjë insistim të tepërt, kishte preferenca”.

“Jemi ende brenda afatit të konsultimeve, kështu që afatet vetëm se ekzistojnë për shpalljen e datës së zgjedhjeve. U pajtuam që si presidencë të bëjmë analizën e të gjitha datave, që të bëjmë më pas publike datën e zgjedhjeve, ky vendim ende nuk është marrë, do të merret pas analizave të të gjitha datave”, ka thënë Osmani.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Bashkimi në finale

KBF Bashkimi ka siguruar një vend në finalen e madhe. Kampionet kanë triumfuar në të dyja ndeshjet gjysmëfinale ndaj Penzës. Në duelin e zhvilluar në...

Kryeministri Kurti përkujton dhe denoncon krimet e 31 marsit 1999 në Pastasel dhe Burim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dhe dënuar krimet e kryera nga forcat serbe më 31 mars 1999 në Pastasel të Rahovecit dhe...

Lajmet e Fundit