21.9 C
Prizren
E enjte, 5 Qershor, 2025

Kryetari i Suharekës reagon lidhur me rastet e zjarreve, kërkon që zjarrvënësit të përballen me ligjin

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj të mërkurën ka reaguar lidhur me zjarret e paraqitura në territorin e kësaj komune. Ai ka shprehur qëndrimin se këto veprime nuk duhet të tolerohen dhe se personat e pandërgjegjshëm duhet të përballen me ligjin.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Sërish zjarre janë paraqitur në komunën tonë, edhe pse kemi apeluar me kohë ndaj këtyre veprimeve. Unë nuk e kuptoj këtë situatë e aq më pak këto veprime që e dëmtojnë natyrën dhe i rrezikojnë njerëzit. Persona të pandërgjegjshëm duhet të përballen me ligjin dhe kjo kurrsesi nuk duhet të tolerohet”, thuhet në reagimin e kryetarit Muharremaj.

Sipas tij, zjarrfikësit bashkë me të gjitha mekanizmat kanë dal në terren për lokalizimin e zjarreve.

“Natyrisht se me zjarrfikësit jemi në vendin e ngjarjes në çdo kohë dhe se do të bëjmë përpjekje, me krejt mekanizmat që zjarri të shuhet, kudo ku paraqitet. Por, kjo është e tepërt”, thuhet në reagimin e kryetarit të Suharekës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

 

 

Më Shumë

Pas 14 viteve karrierë, Drilon Hodaj i jep fund rrugëtimit si futbollist

Sot, Drilon Hodaj ka njoftuar se po i jep fund karrierës së tij si futbollist aktiv, pas 14 viteve të mbushura me përkushtim, sakrificë...

Gratë e Kuvendit të Prizrenit reagojnë ndaj dhunës në Universitetin “Ukshin Hoti”, kërkojnë veprime institucionale

Grupi i Grave në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me rastet e dhunës ndaj grave në Universitetin “Ukshin Hoti”. Përmes një...

Lajmet e Fundit