Totaj ka njoftuar se në mëngjes ka zhvilluar takimin me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë.
“Nga shtabi u njoftova se situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël. Gjithsesi, me ekipin tim vizituam sot këtë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar”, ka thënë Totaj.
Sipas tij, meqë bëhet fjalë për Parkun Kombëtar, obligime kanë edhe nivelet tjera të pushtetit, raporton Telegrafi.
“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim. Sot, planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale”, ka bërë të ditur Totaj.
Në të njëjtën kohë ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e institucioneve lokale dhe qendrore për kontributin e dhënë në menaxhimin e situatës së krijuar.
“Çfarëdo informacioni tjetër, nga kushdo që vjen, mund të jetë spekulim dhe si i tillë është pak i besueshëm. Do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet që mund të ndodhin ndërkohë”, ka përfunduar Totaj.
Zjarret në zonën e Prevallës janë aktive tash e disa ditë dhe institucionet kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-it për intervenim nga ajri për shkak të terrenit të papërshtatshëm.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit