5.6 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

4 vjet pa Agim Bytyqin

Sot janë bërë  katër vite që nga ndarja nga jeta e Agim Bytyqit, një prej figurave më të ndritura të futbollit kosovar.

Agimi, i njohur për përkushtimin dhe punën e palodhur, la një trashëgimi të pasur me mbi 25 vite në pozita udhëheqëse te klubi Liria, ku më së shumti shërbeu si kryetar.

“Roli dhe kontributi i tij qëndrojnë të paharruar, veçanërisht gjatë viteve të 90-ta,” tha Mirsad Çollaku, kryetari i LRFPZ-së.

“Në atë kohë, kur futbolli kosovar, bashkë me arsimin dhe shëndetësinë, po kërkonte pavarësimin nga administrata e dhunshme serbe, Agimi ishte në ballë të rezistencës.”

Agim Bytyqi u bë një prej ideatorëve dhe udhëheqësve kryesorë në procesin e pavarësimit të futbollit kosovar, duke u emëruar kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991. Nën udhëheqjen e tij, Federata funksionoi në mënyrë të pavarur, duke sfiduar regjimin shtypës të Beogradit.

“Guximi dhe vizioni i tij bënë që emri i tij të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit kosovar,” shtoi Çollaku.

Me këtë rast, Liria e Prizrenit dhe të gjithë ata që e njohën e kujtojnë me nder dhe respekt të veçantë figurën e Agim Bytyqit, duke vlerësuar lart rolin e tij në pavarësimin e futbollit kosovar.

 

Më Shumë

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Lajmet e Fundit