5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren shënuan Ditën Botërore të Ushqimit

Aktivitet Humanitar nga Nxënësit e Shkollës “Abdyl Frashëri” në Ditën Botërore të Ushqimit

Me moton “Ushqimi është thelbi i jetës dhe ekzistencës sonë”, të mërkurën në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, u organizua një aktivitet humanitar në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Ushqimit.

Kjo iniciativë është pjesë e një tradite të gjatë të shkollës për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, të cilat theksojnë rëndësinë e solidaritetit dhe bamirësisë.

Në këtë ditë të veçantë, nxënësit u angazhuan duke sjellë ushqime të përgatitura ose duke blerë produkte ushqimore, me qëllimin që të ardhurat e mbledhura të shkojnë për ata që kanë nevojë. Drejtori i shkollës, Alidin Flugaj, u shpreh se ky aktivitet tashmë është bërë një traditë e përvitshme, e cila realizohet çdo 16 tetor, dhe shtoi se ndjen krenari që shkolla vazhdon të organizojë veprimtari me karakter humanitar.

Nxënësit Rana, Yllnori dhe Dilarti ishin ndër ata që ndjeheshin veçanërisht të lumtur, duke kontribuar me ushqime dhe pjesëmarrje aktive, me qëllimin që të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre në nevojë. Aktiviteti përfshiu të gjithë nxënësit e të dy ndërrimeve të shkollës, e cila njihet për angazhimin e saj në veprimtari të tilla humanitare./tv prizreni /

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Lajmet e Fundit