9.7 C
Prizren
E premte, 7 Mars, 2025

Banorët e Vlashnjës të rrezikuar nga rrjeti i amortizuar elektrik

Në rrjetin elektrik në Vlashnjë të Prizrenit nuk është investuar me dekada. Gjendja është rënduar edhe më shumë në ditët e fundit, pasi disa shtylla janë rrëzuar e telat kanë prekur tokën në pronat e banorëve të këtij fshati.

Banorët e këtij fshati ndihen të rrezikuar si për vete, ashtu edhe për kafshët që shfrytëzojnë kullotat.

“Unë shkoj në orën 5 në punë, në shkollë, ku e di unë ku shkeli për shembull. Ka kaluar një fmijë i yni dhe në moment u rrëzua një shtyllë, por për fat të mirë nuk ka pas diçka të keqe. Edhe këta që janë krejt të shkulëm janë, vetëm jemi duke i mbajt me kablla”, tha  Adnan Skleraj, banor i Vlashnjes.

“Rrjeti elektrik është shumë i rrezikshëm në pjesën tonë, pak më lart dy- tri shtylla kanë ra në tokë, kabllot janë në tokë. Jemi shumë të keqtrajtuar me rrymë, për ç’do mëngjes, hajdeni kur të doni në orën 6 për çdo mëngjes kemi ndalje të rrymës, jo një ditë por çdo ditë”, tha banori tjetër i kësaj lagjeje, Pelivan Hoxha.

Të rrezikuar nga shtyllat elektrike dhe telat e rrymës ndihen edhe udhëtarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor.

“Problemi është se dikush ja gjun fajin komunës e dikush atyre të KEDS-it, sepse ato thonë se duhet me shku në procedura, me bë kërkesa për shtyllat e KEK-ut për intervenim, si ne që jemi mësuar me ja gjujt fajin njëri – tjetrit”, tha Arjanit Kastrati udhëtar.

Përfaqësuesi i fshatit Petrit Hoxha, thotë se ka kërkuar ndihmë nga Kuvendi Komunal, por që ky problem nuk është kompetencë e komunës. Hoxha thotë se janë të njoftuar rreth një projekti të KEDS-it i cili do të duhej të niste në pranverë.

“Edhe unë si kryetar i bashkësisë lokale nuk e di se pse nuk ka filluar ende rregullimi i këtyre shtyllave, të cilat rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve, sepse këta tela janë rreth tokës dhe pronarët e tyre nuk kanë mundësi që të kenë qasje në tokat e tyre shkaku i kabllove elektrike”, tha ai.

Për këtë gjendje, RTK ka kërkuar përgjigje edhe në zyrën për marrëdhënie me publikun të KEDS-it.

Lulzim Krasniqi, zëdhënës i kompanisë ka theksuar: “Ekipet e KEDS-it do të dalin në vend për të verifikuar gjendjen e tyre dhe, nëse këto janë asete të KEDS-it, si dhe varësisht nga nevoja, edhe do të veprohet. Në rast të këtillë, KEDS-i do të përkujdeset për mirëmbajtjen e këtij rrjeti deri në miratimin e një plani investiv për këtë zonë”./rtk/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Dragashi nderon heronjtë e lirisë në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së

Në kuadër të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së, sot në Dragash u zhvilluan homazhe në disa lokacione me rëndësi historike, për të nderuar dëshmorët...

Komunitetet jo-shumicë në Prizren kërkojnë publikimin e të dhënave mbi punësimin në sektorin publik

Anëtarët e Komitetit për Komunitete në Prizren prej kohësh insistojnë që organet përgjegjëse komunale të ofrojnë të dhëna lidhur me përqindjen e të punësuarve...

Lajmet e Fundit