Ekipi i FC Suhareka U21 ka debutuar me sukses në BonVoyage Superliga e Kosovës U21, duke triumfuar 2-1 ndaj FC Prishtina falë dy golave nga Ermal Kastrati, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Orges Kelani.
Në një njoftim pas fitores, klubi vlerësoi angazhimin e djemve dhe punën e palodhshme të stafit: “Djelmoshat tanë po tregojnë paraqitje fenomenale duke shkëlqyer në të shumtën e ndeshjeve, të udhëhequr nga trajneri Refet Mullallari dhe stafi i tijë që me një punë fantastike e të palodhshme po blindojnë një të ardhme të sigurtë për klubin tonë”.
FC Suhareka U21 premton të vazhdojë me fokus dhe përkushtim në çdo ndeshje, për të arritur suksese të mëtejshme dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për klubin.
“Padyshim, angazhimi maksimal është çelësi për sukses në fushë! Të qenit të suksesshëm kërkon përkushtim të plotë dhe vazhdimësi. Jemi në rrugën e duhur – vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe me fokus të plotë në çdo ndeshje!”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit