14 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025

Komuna e Dragashit reagon ndaj akuzave për ngrohje dhe furnizim me lëndë djegëse në shkolla

Komuna e Dragashit ka reaguar ndaj akuzave  lidhur me mosaktivizimin e sistemeve të ngrohjes dhe furnizimin me lëndë djegëse në shkolla.

“Pas shqyrtimit të situatës në terren, mund të konfirmojmë se në shumicën e shkollave, ngrohja është aktivizuar dhe procesi mësimor vazhdon normalisht”, tha nënkryetari i Komunës,  Faton Lajçi, i cili, së bashku me drejtorin e DKA-së,  Besim Hoxha, ka vizituar shkollat e rajonit të Opojës për të vlerësuar gjendjen.

Gjatë inspektimeve, të dy zyrtarët kanë vizituar shkollat amë dhe paralelet e ndara, ku janë takuar me drejtorët e shkollave, mësuesit dhe nxënësit. Ata kanë kontrolluar ngrohjen, depot e lëndëve djegëse dhe kalldajat, duke siguruar që çdo shkollë të ketë kushte të përshtatshme për zhvillimin e mësimit.

“Në të gjitha shkollat e komunës, ngrohja është aktivizuar dhe ambientet janë të ngrohta. Po ashtu, kemi sasi të mjaftueshme të lëndëve djegëse për t’i siguruar shkollat me ngrohje të vazhdueshme” theksoi Lajçi, duke shtuar se Komuna është angazhuar për të marrë masa të menjëhershme që çdo shkollë të jetë e furnizuar në kohë me lëndë djegëse.

Një përjashtim ka qenë ShFMU “Fetah Sylejmani” në fshatin Bajkaj, ku sistemi i ngrohjes ka pësuar një avari për shkak të rrjedhjes së ujit, duke e lënë kalldajën jashtë funksionit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Megjithatë, pas riparimit të defektit, ngrohja është aktivizuar dhe është duke funksionuar normalisht. Për të parandaluar probleme të tilla në të ardhmen, Zyra e Prokurimit ka shpallur një tender për blerjen e një kaldaje të re që do të përdorë dru dhe pelet.

“Edhe pse kemi pasur disa pengesa teknike në një shkollë të vetme, mësimi është zhvilluar normalisht dhe ne kemi siguruar ngrohje me metoda alternative,” njoftoi drejtoresha e ShFMU “Fetah Sylejmani”, Drita Lleshi.

Komuna e Dragashit ka reaguar gjithashtu ndaj kritikave të pabazuara që po qarkullojnë lidhur me mungesën e ngrohjes.

“Kritikat që thonë se shkollat janë të ftohta dhe pa furnizim me lëndë djegëse janë të pabazuara dhe tendencioze. Komuna është e angazhuar që të gjitha shkollat të kenë kushte të duhura për mësim”./pp/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Më Shumë

Nisma komunale – Rahoveci shpërblen denoncuesin e ndotjes

Kushdo që e di se kush hedh mbeturina mund të fitojë para. Një qytetar tashmë ka pranuar shpërblimin e parë që kur Komuna e Rahovecit...

Dëmtime në varrezat e dëshmorëve në Landovicë/ Djali i dëshmorit Isuf Balaj kërkon ndërhyrje

Varrezat e dëshmorëve në Landovicë janë dëmtuar si pasojë , siç pretendohet, punimeve të dobëta. Rasti është denoncuar nga Blerim Balaj, djali i dëshmorit Isuf...

Lajmet e Fundit