12.4 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025

Drejtoria e Arsimit në Prizren kundërshton materialet e MAShTI-t për edukimin seksual

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka reaguar ndaj materialeve të hartuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për edukimin seksual, duke theksuar se ato nuk janë të zbatueshme në këtë komunë.

“Materialet e përgatitura nga MAShTI lidhur me edukimin seksual nuk i plotësojnë kriteret e zbatueshmërisë dhe nuk përkojnë me kontekstin kulturor dhe normat e shëndosha shoqërore,” ka deklaruar Veselaj-Gutaj, përcjell PrizrenPress.

Ajo shtoi se, pavarësisht përpjekjeve për të përfshirë praktika të ndryshme evropiane, këto materiale nuk reflektojnë realitetin lokal dhe nuk ndihmojnë në zhvillimin e një rinie të shëndoshë me mendim kritik. “Andaj, materialet e këtilla kurrë nuk kanë gjetur zbatim në komunën tonë, duke shmangur kështu dëmet e mundshme shoqërore dhe sidomos dëmet në procesin e arsimimit të brezave të rinj,” ka theksuar drejtoresha.

Gjithashtu, Veselaj-Gutaj ka vënë në dukje se këto materiale nuk përputhen me kurrikulën kombëtare dhe, si të tilla, nuk janë obligative. “Format e edukimit seksual në formën e rekomanduar nga MAShTI përmes këtyre udhëzuesve nuk kanë gjetur zbatim në shkollat tona,” ka shtuar ajo.

E para e DKA-së në Prizren ka kritikuar ashpër qasjen e MAShTI-t, duke e konsideruar atë si një “improvizim” që ka çuar në polarizimin e shoqërisë. “Ky improvizim, që çoi drejt një polarizimi të shoqërisë edhe ashtu të dëmtuar nga qeverisja aktuale, tregon papjekuri, mendim jo strategjik të thelluar, improvizim dhe lajthitje,” ka deklaruar Veselaj-Gutaj.

Në përfundim, drejtoresha e DKA-së ka theksuar se derisa të hartohen politika të përshtatshme dhe të mirëstudiuara, materialet e tilla nuk do të realizohen në këtë komunë. “Shkurt e thjeshtë: materialet e këtilla tek ne nuk kalojnë,” ka përfunduar Veselaj-Gutaj./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Parashikimi i motit për sot, diell dhe vranësira të pakta

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do të fryjë nga perëndimi...

LDK-ja përkrah prokurorinë në luftën kundër korrupsionit në Prizren, kërkon veprime edhe për rastet e tjera

Dega e LDK-së në Prizren ka vlerësuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe...

Postieri

Lajmet e Fundit