Sonte shfaqet filmi i fundit i nëntorit në Kinema “Lumbardhi”

Kinema “Lumbardhi” në Prizren do të shfaqë filmin e fundit për programin e Kinemasë së Zgjeruar për muajin nëntor, të martën, më 26 nëntor, në orën 20:00.

Filmi tregon historinë e Gelsominës, një vajzë ëndërrimtare, e cila merret nga nëna e saj e varfër për të u bashkuar me një cirk, të drejtuar nga Zampano, një person me karakter të ashpër. Ajo fillon të punojë si asistente dhe bëhet një performuese e shkëlqyer, por duhet të përballojë mizoritë dhe abuzimet e Zampanos, ndërsa udhëtojnë së bashku nëpër fshatrat italianë.

Për këtë ngjarje, organizatorët njoftojnë se “javën e ardhshme, filmi do të shfaqet ditën e martë dhe jo të mërkurë, gjithashtu në orën 20:00”. Ata gjithashtu theksuan se “së shpejti do të publikohet edhe programi i filmave për muajin dhjetor”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Lajmet e Fundit