4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Zafir Berisha rrëfen kontributin e familjes së tij për çlirimin e vendit: Për ne jeta ishte në rend të dytë

Ish-komandanti i UÇK-së,  Zafir Berisha, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “28 Nëntori me 28 çlirimtarë” në TV Arbëria, për nder të 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Berisha në këtë intervistë ka folur rreth kontributit të tij dhe familjes Berisha për çlirimin e vendit.

“Për ne jeta ka qenë në rend të dytë, mbi të gjitha ka qenë liria me çdo çmim… Vetëm familja jonë nga viti 1981 deri 1993 ka qenë e bastisur diku 16 herë, pasi zona e fshatit tonë ka qenë si zonë kufitare me Shqipërinë. Andaj, veprimtarët e kohës kanë kaluar nga ne për të lëvizur mes Shqipërisë dhe Kosovës”, është shprehur Berisha.

Tutje, ai ka theksuar se pa mbështetjen e familjes nuk do kishin arritur t’i përballonin vështirësitë gjatë luftës.

“Kanë qenë kohë të vështira, por pa mbështetjen e prindërve ne nuk kemi mujt me bë asnjë hap. Përshembull, baba edhe pse ishte gurbetqar, kur vinte për pushime, i gjithë pushimi i shkonte duke i vizituar djemt nëpër burgje. Mirëpo, asnjëherë nuk na ka thënë mos vetëm kujdes”, ka thënë tutje Berisha.

Ndër të tjerash, ish-komandanti i UÇK-së ka treguar se në modhën 13 vjeçare ishte arrestuar nga policia serbe. Për më shumë mund të ndiqni intervistën në vazhdim:

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit