21.6 C
Prizren
E hënë, 2 Qershor, 2025

Limaj nga Dragashi: Qytetarët janë harruar, NISMA do të rikthehet fuqishëm

Kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një vizitë në Dragash, ku ka takuar shtabin zgjedhor të partisë së tij. Gjatë takimit, Limaj ka adresuar shqetësimet e banorëve të kësaj komune, duke kritikuar qeverisjen aktuale për mungesën e vëmendjes ndaj qytetarëve të rajonit.

“Sot pata kënaqësinë të takoj shtabin zgjedhor të NISMA Socialdemokrate në Dragash. Gjatë rrugës për në Dragash, kalova nëpër veprat që i ndërtuam për përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve. Fatkeqësisht, në vitet e fundit qytetarët e Dragashit kanë mbetur të harruar nga qeveria aktuale dhe po ballafaqohen me probleme të ndryshme”, deklaroi Limaj, përcjell PrizrenPress.

Ai theksoi se NISMA është e gatshme të rikthehet si një alternativë për zhvillimin e projekteve të mëdha dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës në vend.

“NISMA po rikthehet fuqishëm aty ku e ka vendin, si nevojë për përmirësimin dhe avancimin e veprave të mëdha për vendin”, shtoi ai./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

Një grua me nënshtetësi të huaj ka raportuar në Kijevë të Malishevës se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i...

Dy kunata

Hajdar Mallaku (Tregim satirik) Kjo ngjarje nuk kish ndodhur në një kohë të largët sa të thoshim "na ishte një herë në kohë të babunës...". I...

Lajmet e Fundit