Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i infrastrukturës Liburn Aliu, dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, sot, morën pjesë në përurimin e aksit rrugor Dragash- Brod.
Kjo rrugë do të ju shërbejë jo vetëm banoreve te zonës, por te gjithë atyre turisteve qe dëshirojnë te shohin këto bukuri të Kosovës.
”Këto dy lote të rrugës Zhur- Dragash dhe Dragash- Brod, me gjatësi 42 kilometra, janë shumë të rëndësishme për lëvizjen e lirë, për ekonominë investim i të dy loteve 7.9 milion euro, që e lidh Zhurin me Dragash dhe Dragashin me Brod. Është lajm i mirë për të gjithë banorët për punëtorët, për vendin tonë në përgjithësi për shkak se këto vise të bukura do të duhej të vizitoheshin nga mbarë Kosova”, ka thënë Kurti me këtë rast.
Edhe ministri Aliu tha se kjo rrugë e ka një rëndësi për zhvillimin ekonomik, sepse pos qëe lidhë Zhurin me Dragashin me një rrugë, tash me 3 korsi, po ashtu e lidh edhe Brodin, zonën ku turizmi malor dimëror është duke u zhvillu.
“Kjo është pjesë e Parkut Nacional të Sharrit, ku një pjesë është paraparë edhe për zhvillim të turizmit. Edhe vetës edhe dimrit, Bridi dhe disa pjesë të Kosovës janë mjaft atraktive, për vizitorët që vijnë çoftë për ecje qoftë për ngjitje alpine apo skinim, ku ka patur edhe gara të skijimit. Tash kjo pikë është e arritshme mjaft lehtë. Besoj që tani turistët jo vetëm nga vendi ynë por edhe nga Shqipëria do të kenë mundësin që të shijojnë natyrën, mundësinë për sport e argëtim.”, tha Aliu.
Kurse zëvendësministri Durmishi tha se për vitin e ardhshëm kanë paraparë buxhet përmes një kodi për rregullimin e rrugëve rajonale, ku do të bëjnë edhe një pjesë të rrugës në qendër të Dragashit, deri në dalje të Dragashit me gjatësi 2.4 km.
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit