4.7 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Kandidati i LDK-së për deputet Xhavit Ukaj viziton Shejh Ismail Shehun dhe veteranët e luftës në Has

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka realizuar një vizitë në terren te Shejh Ismail Shehu dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës në Has.

“Sot patëm nderin të vizitojmë Shejh Ismail Shehun, ku gjatë bisedës kujtuam me respekt të thellë babain e tij të ndjerë Shejh Rexha, një figurë të shquar dhe veprimtar të madh të LDK-së, si dhe një bashkëpunëtor të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova”, shkruan Ukaj në Facebook.

“Shejh Ismail Shehu po vazhdon me përkushtim traditën dhe vlerat e çmuara të trashëguara nga babai i tij, duke i dhënë kontribut të rëndësishëm shoqërisë dhe frymëzuar brezat e sotëm. Ishte një takim plot domethënie, ku ndamë kujtime dhe mësime të vlefshme nga kjo trashëgimi e çmuar”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Ukaj, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 97 , po ashtu vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës, dega Has.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

“Patëm nderin të vizitojmë Organizatën e Veteranëve të Luftës, dega Has. Ishte një takim i mbushur me respekt dhe mirënjohje për ata që dhanë gjithçka për lirinë e atdheut. Bisedat me veteranët na rikthyen në historinë e lavdishme të luftës dhe sakrificës së tyre të pashoqe. Falenderojmë Organizatën për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e vlerave dhe kujtesës kombëtare”, shkruan Ukaj.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe Rrëpirë për ski

 

Më Shumë

Bora fiton në Rahovec

Bora regjistroi fitore shumë të rëndësishme, duke fituar ndaj Rahoveci 029 me rezultat 65:85 (11:23, 26:25, 16:21, 12:16), në javën e tetë të ProCredit...

Gruaja në Dragash s’e lë burrin të hyjë në shtëpi

Policia ka njoftuar se një grua nuk e ka ka lejuar bashkëshortin e saj të hyjë në shtëpinë e tij. “DHUNË NË FAMILJE- Dragash 06.12.2025-NN. ...

Lajmet e Fundit