Prizreni dhe AZHR Jug bashkë për zhvillim ekonomik dhe mbështetje të bizneseve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (AZHR Jug).

Marrëveshja synon implementimin e politikave të zhvillimit rajonal dhe përfshin hartimin, dizajnimin dhe zbatimin e projektit ERPK, një skemë grantesh që përqendrohet kryesisht te bizneset e drejtuara nga gratë.

“Memorandumi ka për qëllim rritjen e prodhimit dhe përpunimit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore lokale përmes projekteve të financuara nga burime të brendshme dhe të jashtme”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit