17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Haradinaj nga Hasi premton subvencione të trefishuara, paga mbi 1000 euro dhe pensione prej 500 eurosh

Kandidat për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me banorët e Lubizhdës së Hasit, ka premtuar mbështetje të fuqishme për bujqësinë, rininë dhe përmirësimin e kushteve ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Ai ka theksuar se do të trefishojë subvencionet për bujqësi dhe do të ofrojë grante për bizneset e rinj, si dhe bursa për studentët.

“Hasjanët i sigurova se do të trefishojmë subvencionet për bujqësi. Rinisë do i ofrojmë grante pa kthim për bizneset e reja dhe bursa për secilin që dëshiron të studiojë”, tha Haradinaj, përcjell PrizrenPress.

Një tjetër premtim i Haradinajt është rritja e pagës mesatare në mbi 1000 euro dhe sigurimi i pensioneve jo më pak se 500 euro. Po ashtu, ai ka njoftuar një ulje të çmimit të energjisë për 20%, si dhe mbështetje financiare për punëkërkuesit deri në sigurimin e punës.

“Paga mesatare mbi 1000 euro dhe pensione jo më pak se 500 euro. Energjinë do ta bëjmë 20% më të lirë. Do të mbështesim financiarisht çdo punëkërkues deri në punësim,” ka shtuar ai.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e forcimit të aleancës me Shtetet e Bashkuara, duke e vlerësuar këtë si një faktor kyç për zhvillimin dhe rritjen e Kosovës. Ai gjithashtu ka falënderuar banorët e Hasit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe ka premtuar që qeverisja e tij do të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe në përmbylljen e procesit të integrimit të Kosovës në NATO.

“Kosova fiton e rritet me miq”, ka përfunduar Haradinaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Lajmet e Fundit