19.8 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për shpërndarje dhe shitje të drogës

Është ngritur aktakuzë ndaj një person në Prizren, për shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike.

 

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se kjo ka ndodhur gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2024.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nënparag. 1.9 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari K.T., përgjatë periudhës kohore Tetor – Nëntor 2024, në kohë të pacaktuar në Prizren, pa autorizim shpërndanë dhe shet substancë psikotrope të llojit mariuhanë në sasi të mëdha, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se gjatë një kontrolli nga ana e policisë në banesën e tij më datë 11.11.2024, rreth orës 11:40 min, në Prizren, i janë gjetur:

– Tetëmbëdhjetë (18) qese najloni të përgatitura për shitje me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 32.62 gram,

– Një (1) foli alumini me substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 3.02 gram,

– Substancë narkotike e llojit mariuhanë me peshë prej 1.58 gram,

– Një (1) kavanoz qelqi brenda së cilës gjendej substanca narkotike e llojit mariuhanë me peshë 1.32 gram,

– Një (1) qese najloni me substancë e llojit mariuhanë me peshë 45.52 gram,

– Një (1) kavanoz qelqi brenda me substacën narkotike e llojit mariuhanë me peshë 49.74 gram,

– Substancë e llojit mariuhanë në peshë prej 1.41 gram,

–  Pesëmbëdhjetë (15) qese të vogla paketimi dhe dymbëdhjetë (12) të mëdha,

– Një (1) rrole me foli alumini,

– Një (1) peshore digjitale me mbishkrim CONSTANT,

– Qese najloni për paketime, si dhe 6×10 €.

Më Shumë

Zyrtare: Braziliani Deivid Silva rinovon me Prizrenin

Klubi futbollistik Prizreni ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës me futbollistin Deivid Silva Costa, brazilianin e palodhshëm që ka dhënë gjithçka për fanellën...

Temperaturat deri në 29 gradë sot në Kosovë

Në Kosovë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të...

Lajmet e Fundit