7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Çereku i tretë vendimtar, prishtinaset fitojnë në Prizren

Prishtina fitoi në “Sezai Surroi” të Prizrenit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 67:88 (25:22, 16:18, 6:29, 20:19) në javën e 15-të të Superliga Femrat.

Çereku i parë nisi për një nuancë më për Junior 06, që mbylli pjesën e parë 25:22, edhe në pjesën e dytë u zhvillua një lojë thuajse e barabartë, por prishtinaset e fituan 16:18, derisa shkuan në pushim me shifrat 41:40.

Perioda e tretë ishte vendimtarja për këtë fitore te prishtinaset, të cilat e fituan 6:29, për te vazhduar në një dhjetminutësh të fundit në të mirë të Junior 06 me shifra 20:19, por që nuk ishte mjaftueshëm për të mposhtur Prishtinën, që fitoi 67:88.

Më e mira te Junior 06 ishte Abigail Ogle me 16 pikë, 3 kërcime, 9 asistime ndërsa te Prishtina, Tiffany Broën më e mira ishte me 22 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime.

Junior 06 ka pesë fitore dhe dhjetë humbje, ndërsa Prishtina ka nëntë fitore dhe gjashtë humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të këtij muaji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përmbushja e zotimeve të mandatit të ri ka nisur me zbatimin e buxhetit të miratuar në...

Rifillojnë gërmimet vlerësuese në “Përzhina” të Rahoveci

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se kanë rifilluar gërmimet vlerësuese në Rahovec, më saktësisht në lokacionin e njohur në evidencat...

Lajmet e Fundit