13.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Gjyqtari e paralajmëron me gjobë, Tara: Edhe po të vritem, nuk flas

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, po refuzon të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.

Ai po kërkon një dokument që s’po i jepet, e që pretendon se daton nga momenti kur ai ishte marrë në pyetje nga hetuesit e Speciale.

Gjykatësi e ka paralajmëruar Tarën se mund të gjobitet nëse nuk përgjigjet, por që Tarës nuk iu bë vonë.

“Pa e parë atë dokumentin nuk flas më. Edhe po të vritem nuk flas më”, tha Tara.

Tutje, prokuroria kërkoi pranimin e deklaratave të dhënë më herët të Tarës shkaku se ky nuk po iu përgjigjet pyetjeve.

Ndërkohë, kjo gjë është kundërshtuar nga mbrojtja që tha se pranimi nuk do të ishte vendim i duhur shkaku se edhe mbrojtja duhet bërë kundërpyetjet e veta.

Marketing


Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Një burrë gjendet i vdekur pranë shtëpisë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë të enjten, pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstac i Epërm, në komunën e Dragashit. Policia...

Lajmet e Fundit