3.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Komuna e Prizrenit aplikon kufizime në trafik për shkak të punimeve për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri

Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP) e Komunës së Prizrenit ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga e premtja, do të ketë ndryshime dhe kufizime në qarkullimin rrugor për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (te ish-objekti i “Lirisë”) në lagjen Bazhdarhane”.

Organizimi i qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve sipas DSHP-së do të bëhet si në vijim:

Rruga “Adem Jashari”, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga “Nuredin Shala” (Edit Durham),

Rruga nga Bazhdarhanja, nga rreth rrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga “Ahmet Prishtina” (në drejtim të shkollës “Lekë Dukagjini”, ku mund të shfrytëzohet edhe rruga ”Qazim Berisha”).

Rruga “Brahim Osmanaj”, do të jetë e bllokuar në fillim të saj, do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ndërsa dalja nuk lejohet (do të jetë me dy kahe, hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë).

Me qëllim të shmangies së pengesave dhe rrjedhës së pa ndërprerë të trafikut, DSHP ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, ashtu që:

Banorët t’i largojnë veturat e parkuara në rrugën “Nuredin Shala”,

Rruga ”Rexhep Kabashi” të jetë e liruar nga veturat,

Rruga ”Xhevë Lladrovci” të lirohet nga veturat për qarkullim të lirë të automjeteve.

DSHP ka apeluar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e këtij organizimi të përkohshëm dhe që rrugët e propozuara alternative të lirohen, me qëllim të rrjedhës së pa ndërprerë të qarkullimit të automjeteve.

“Në të kundërtën, do të detyrohemi t’i lirojmë rrugët me merimangë dhe të gjitha shpenzimet do t’i bartin pronarët e automjeteve”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

I kishin premtuar se do ta dërgojnë jashtë shtetit për shërim duke e dëmtuar në vlerë 130 mijë euro – arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën,...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit