Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në veturë i gjenden katër granata dore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi të njëjtit i janë gjetur katër granata dore. Rasti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, të premten në ora 21:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit