8.7 C
Prizren
E hënë, 17 Mars, 2025

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Banorët e zonës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë ndajnë rrëfime të këqija të kohës kur shqiptarët e ndarë në dy shtete, nuk guxonin të dinin për njëri-tjetrin, ndonëse kishin lidhje gjaku farefisnore. Këto kujtime ua bëjnë më të freskëta pika e vjetër kufitare dhe elemente të tjera që kanë dalë në sipërfaqe, pas tharjes së Liqenit të Vërmicës.

Mungesa e reshjeve gjatë këtij dimri ka bërë që edhe ujërat në Liqenin e Vërmicës të shterojnë.

Kjo ka bërë që pranë kufirit të sotëm Kosovë-Shqipëri, të dalin mbi sipërfaqen e tokës, doganat dhe rruga e kufirit të vjetër Vërmicë-Morinë, që ishte vendosur midis Shqipërisë dhe Kosovës ndër shekuj.

Këtë vit, pas tërheqjes së ujit, dallohen qartë bunkerët, piramida D/10 dhe pjesë betoni të gdhendura në vitin 1937. Dalja e këtyre pjesëve në sipërfaqe rikthen banorët e zonës në kujtime të hidhura të asaj kohe.

 

“Ma mirë është mos me i pa ato gërmadha, sepse paraqet një të kaluar të popullit tonë shumë të idhët. Nëse edhe ke kqyrë përpara nga kufiri, të kanë dënuar policia, nëse ke ba me gisht andej është Shqipëria, të kanë marrë menjëherë”.

“Veçanërisht familjet që nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me ta kanë qenë të përndjekura, të ekspozuara pranë terrorit, e në raste të ndryshme, kanë ardhur në shtëpi, i kanë marrë, i kanë çuar te kufiri, i kanë ekzekutuar, ia kanë lënë një armë pranë, gjoja se ka dashur të dalë në Shqipëri”, tha Bujar Pulaj, banor i Vërmicës.

Deri në vitet e 80-ta, kur zona u mbulua me ujë nga Diga e Fierzës në Shqipëri, banorët e Vërmicës dhe të fshatrave të tjera kufitare, i mbillnin tokat e tyre, por për të punuar duhej leje e veçantë.

 

“Ka pasur problem, ndonjë dalje prej Shqipërisë apo tonët tutje, ne i kemi pasur problemet më të mëdha, vijshin, pse nuk keni treguar se ka ardhur dikush, me treguar, pse keni treguar”, theksoi Afrim Koqinaj, banor i Vërmicës.

E pikërisht pas këtyre problemeve të vazhdueshme me ushtarët kufitarë dhe pasi toka e bukës u mbulua nga uji i liqenit, nisi shpërngulja e banorëve në masë të madhe, që në fillimet e vitit 1980.

Kjo pikë kufitare shërbeu si vijë ndarëse midis dy ish shteteve socialiste deri në vitin 1948, kohë kur edhe u prishën marrëdhëniet midis dy vendeve.

Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, edhe në këtë zonë pati bartje të armatimit për të furnizuar me armë e municion luftëtarët e UÇK-së.

Por më shumë e njohur ndërkombëtarisht, kjo pikë kufitare u bë në mars të vitit 1999, përmes flukseve të depërtimit të banorëve nga trojet e veta nga e gjithë Kosova.

.

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira dhe diell, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik, njofton se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Sipas IHMK-së, vende-vende parashihen kushte për riga shiu,...

‘As një cent më shumë’ – nis fushata kundër vendimit të ZRRE-së për rritje të çmimit të rrymës për 15%

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %. Ndaj këtij vendimi,...

Lajmet e Fundit