Kosova në FIBA YDF U14

Ekipet tona të grupmoshave U14, si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave, do të marrin pjesë në turneun e FIBA YDF-së që zhvillohet në Bullgari nga 25 deri më 30 mars.

Kosova do të përballet me Bullgarinë, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa 12 lojtarët/et që do të përfaqësojnë vendin tonë janë përzgjedhur nga trajnerët Driton Obërtinca (meshkujt) dhe Hasan Bytyqi (femrat).

Ky turne është pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FBK dhe FIBA YDF që nga viti 2016, duke ndihmuar në zbulimin e talenteve, edukimin e trajnerëve dhe zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Orari i ndeshjeve:
28 mars
14:00 | Turqia – Kosova (femrat)
16:00 | Turqia – Kosova (meshkujt)
29 mars
14:00 | Kosova – Maqedonia e Veriut (femrat)
16:00 | Kosova – Maqedonia e Veriut (meshkujt)
30 mars
13:00 | Bullgaria – Kosova (femrat)
15:00 | Bullgaria – Kosova (meshkujt)

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit