Vrasje në tentativë në Prizren, një person mbetet i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar në Prizren, pas tentimit të vrasjes së tij nga disa persona.

“Policia e Kosovës ne Prizren ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave. Patrulla policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes ku është takuar një person i lënduar i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, njofton policia.

Sipas njoftimit, personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa personi tjetër i dyshuar i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.

Në vendin e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit