Vdes 85-vjeçarja në Rahovec, dyshohet se iu dogj shtëpia aksidentalisht

Një 85-vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia e saj u përfshi nga zjarri në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datën 29.03.2025 rreth orës 14:55 policia është se në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb”, deklaroi Elezaj, transmeton Klankosova.tv.

Vdekja e saj u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Sipas policisë, zjarri dyshohet se u shkaktua në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast ‘incident zjarri’ dhe ‘hetim i vdekjes’”.

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Lajmet e Fundit