Çfarë thotë Gjesti për Unikkatilin? Reagon reperi

Gjesti ka shprehur herë pas here dhe publikisht admirimin e tij për reperin e shqiptar Unikkatil.

Teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë, Gjesti u dëgjua duke e cilësuar Unikkatilin si një figurë të pavdekshme të muzikës shqiptare:

“Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë, i krejt shqiptarisë.”

Reagimi i bërë nga Gjesti nuk kaloi pa u vënë re nga fansat e tij si dhe të grupit të muzikor, TBA.

Faqja zyrtare e The Bloody Alboz, labelit që përfaqëson Unikkatilin, ka reaguar menjëherë.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, ku shfaqet momenti kur Gjesti flet per Unikkatil, ata vlerësuan gjestin e artistit nga Kosova si një respekt të madh ndaj figurës së reperit dhe bënë thirrje për ta mbështetur atë në garën për çmimin e madh të Big Brother.

“Gjesti për Unikkatil. Support krejt kush ka mundësi me vota me e fitu këtë Big Brother!” shkruhet në postim.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit