10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Komuna e Rahovecit pranon kërkesa për dëmet nga ngricat në bujqësi

Komuna e Rahovecit ka nisur pranimin e kërkesave për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit në sektorin e perimeve dhe pemtarisë.

“Njoftojmë të gjithë fermerët se, pas dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit, është themeluar komisioni për vlerësimin e dëmeve në sektorët: perimekulturë dhe pemtari,” thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Sipas komunës, komisioni i formuar do të dalë në terren për të evidentuar dëmet dhe më pas do të hartojë një raport zyrtar, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar kompensimin e mundshëm për fermerët e dëmtuar.

Të gjithë fermerët e prekur në sektorin e perimeve dhe pemëve duhet të dorëzojnë këto dokumente: Letërnjoftimin (ID), Konfirmimin e llogarisë bankare, Certifikatën e pronësisë së parcelës dhe Fotografitë e dëmeve (nëse posedohen).

“Për sektorin e vreshtarisë, fermerët nuk kanë nevojë të paraqesin kërkesë, pasi komisioni për këtë sektor tashmë është funksional dhe do të punojë mbi bazën e kadastrit zyrtar të vreshtave në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë”, theksohet në njoftim.

Afati për dorëzimin e kërkesave është nga 14 prill deri më 25 prill 2025, ndërsa aplikimet dorëzohen në zyrat e pranimit pranë Administratës së Komunës së Rahovecit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Sigal Prishtina

Bashkimi ka njoftuar se nga e premtja do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër Sigal Prishtinës, e cila pritet të...

Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër – përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

Në vazhdën e projekteve për gjelbërimin dhe krijimin e hapësirave të reja publike, sot në Prizren u përurua një tjetër park komunitar që do...

Lajmet e Fundit